Fëmijët e deputetëve dhe kryebashkiakë kanë caktuar administratën publike. Inside Story ka hulumtuar deklaratën e pasurisë të shumë politikanëve dhe zyrtarëve të lartë të shtetit shqiptar për zbuluar se ku janë të punësuar familjarët e tyre.
Duhet sqaruar se në deklaratën e pasurisë, një politikan apo zyrtar i lartë ka detyrimin të përfshijnë në deklarim vetëm familjen e ngushtë, bashkëshortë dhe fëmijë. Mbi këto të dhëna, ne kemi konstatuar, se në të paktën 50 deklarata pasurie të studiuara, janë gjetur rreth 60 familjarë të punësuar në nivele të larta në administratë.
Nëse rrethi i studimit do të zgjerohej, ky numër do të ishte edhe më i lartë. Pra, thuajse çdo politikan ka të paktën një familjar të rrethit të ngushtë, në një institucion me rëndësi në administratën e publike. Nëse studimi shkon deri tek farefisi, atëherë zbulohet se fenomeni është masiv dhe përfshin të afërm tëedhe politikanëve opozitarë të brezave disi më të largët.
Tabela që shihni, na njeh me rastet e gjetura në deklaratën e pasurisë, të cilat, do ti detajojmë rast pas rasti pak më poshtë. Banka e Shqipërisë është një ndër institucionet me të punësuar të shumtëfëmijë e të afërm të politikanëve. Shpesh, ai institucion është konsideruar si çerdhja e pasardhësve të pushtetit. Aty, pagat janë ndër më të lartat në sistemin e administratës.
Top Channel