Shega është fruti simbol i rajonit të Lezhës ku gjenden formacione pyjore me shegë të egra, si dhe të kultivuara në bahçet e fermerëve.
Si çdo vit e kthyer tashmë në traditë Festa e shegës vjen me një panair në qendër të qytetit ku prezantohet jo vetëm tradita e këtij qyteti, por dhe përfshirja e këtij fryti në gatime ku vitet e fundit ka marrë një rëndësi të veçantë.
Traditë e Lezhës mbeten dhe artizanet e Zadrimës të cilat punimet e tyre po i ndërthurin mjeshtërisht me modernen.
Veç qytetarëve kësaj feste iu bashkuan dhe 2 turistë francezë që kishin ardhur enkas për këtë festë.
“Kemi dëgjuar që është simbol i qytetit. Ne lëvizim me biçikleta dhe çdo herë që shohim shegë i këpusim nga pema dhe i hamë për mëngjes apo në çdo vakt tjetër, është shumë e shijshme”, tha turisti.
E kthyer në traditë prej vitesh tashmë kjo festë i jep një dimension tjetër turizmit në Lezhë.
Top Channel