​Krasniqi në Bruksel: Kosova dhe Serbia të arrijnë marrëveshje finale me njohje reciproke

15/11/2023 18:23

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës,  Memli Krasniqi ka deklaruar se është e rëndësishme që Kosova dhe Serbia të arrijnë një marrëveshje përfundimtare, me njohjen e ndërsjellë në qendër.

Ai këto komente i bëri sot në tryezën për Ballkanin Perëndimor, organizuar nga grupi politik liberal i Parlamentit Evropian, Renew Europe.

“Paqja, siguria dhe stabiliteti rajonal janë interes i përbashkët i Kosovës dhe BE-së. Në këtë proces, është tejet e rëndësishme që Kosova dhe Serbia të arrijnë një marrëveshje përfundimtare, me njohjen e ndërsjellë në qendër”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Ai, po ashtu, ritheksoi qëndrimin se BE duhet të heqë sa më parë masat sipas tij të padrejta ndaj Kosovës.

“PDK është mirënjohëse ndaj aleatëve ndërkombëtarë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj shtetit tonë”, ka shtuar ai.

Top Channel