Jeta mund të kishte marrë një drejtim tërësisht të paditur për 28-vjeçarin shqiptar të ardhur me gomone nga Franca drejt Anglisë, nëse Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut nuk do të kishte anuluar në orën e fundit vendimin e qeverisë për dërgimin e avionit të parë drejt Ruandës qershorin e kaluar.

Shqiptari që kërkon të mbesë anonim, por përdor pseudonimin Meti, ka qenë një ndër shtatë azilantet që priste në shkallet e avionit, në një bazë ushtarake drejt Ruandës, një shtet afrikan 9 orë larg me avion nga Londra.

Nuk e dija fare ku binte Ruanda”, thotë shqiptari, që ndodhej vetëm dy metra larg shkallëve të avionit me duart e lidhura anash dhe i kapur për duarsh nga dy roje sigurie. Të mërkurën, Gjykata Supreme e Britanisë do të marrë vendimin përfundimtar nëse fluturimet drejt Ruandës, të planfikuara pas Krishtilindjeve, do të rifillojnë ose jo. Shqiptari i vetëm në atë fluturim drejt shtetit afrikan, thotë për “Daily Mail” se jam i tmerruar.

Avokatët e mi më thonë se nëse vendoset aprovimi i fluturimit, emri im është ende në listën e ‘Home Office’, ose Ministrisë së Brendshme dhe Emigracionit. Më dukej vetja se po më trajtojnë si kavje”, thotë shqiptari, që kërkon të mbesë anonim nga frika.

Të mërkurën, Gjykata Supreme merr vendimin për ligjshmërinë ose jo të politikës së Ruandës, ku do të dërgoheshin azilkërkuesit për t’iu shqyrtuar kërkesat për azil, që iu kërkua nga Londra qeverisë shqiptare, që në fillim kundërshtoi, por që së fundmi pranoi thuajse të njëjtën gjë për Italinë.

Mbetet të shihet nëse shqiptari, i cili ende është në listën e atyre që do të shkonin fillimisht në Ruanda, por duke qenë se Rama ka nënshkruar marrëveshje me Sunak dhjetorin e kaluar për rikthimin e shqiptarëve drejt Tiranës, do të ishte e pakuptimtë që azilkërkuesit shqiptarë të dërgoheshin në Ruanda kur ka marrëveshje me Shqipërinë, edhe pse e debatueshme që shqiptarët, qeveria britanike t’i dërgojë drejt Tiranës dhe ka kthyer shumë persona muajt e fundit në Shqipëri falë kësaj marrëveshjeje mes Tiranës dhe Londrës, të nënshkruar dhjetorin e kaluar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA