Janë mbi 5800 qytetarë serbë që gjatë vitit 2023 kanë marrë pasaportën e Republikës së Kosovës.

Në Leposaviq janë 557, në Zubin Potok janë 779, në Zveçan 586 dhe në Mitrovicë të Veriut mbi 3800.

Qëkur u mor vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën në fillim të këtij viti është shtuar interesimi i serbëve për tu pajisur me këtë dokument udhëtimi.

Megjithatë ka qytetarë që janë të pa interesuar për pasaportë e disa të tjerë e kanë.

“Tani sa isha dhe nuk ka. Nuk e kam nxjerrë pasaportën. Po me dëshirë do ta merrja po të kishim pak më shumë liri të lëvizjes në shtete të tjera.”

“Po kam pasaportë të Kosovës. E kam sepse edhe pensionin e kam këtu, lejen  e qarkullimit dhe për këtë e kam edhe pasaportën.”

“Nuk e kam pasaportën pasi që nuk më është dashur. Nuk do ta marr. Për çfarë më duhet”, thanë qytetarët.

Ndërkohë në komunat veriore po vazhdon kampanja për njoftimin për rregullat për liberalizim, gjatë së martës në Leposaviq ishte edhe Ambasadori i Suedisë në Kosovë.

Sipas tij ngjarjet e Banjskës e kanë rritur interesimin e serbëve për institucionet e Kosovës.

 “Pas Banjskës po shohim një trend që më shumë serbë të Kosovës po aplikojnë për pasaporta e targa dhe këtë duhet të vazhdojmë. Më 16 nëntor takohen kryenegociatorët në Bruksel dhe të punojnë. Ajo çfarë duhet është themelimi i Asociacionit dhe Serbia të bëjë njohjen de-facto të Kosovës”, tha Jonas Westerlund, Ambasador i Suedisë në Kosovë.

Ndërkohë, gjatë natës së të hënës në Leposaviq është djegur vetura e nënkryetares së kësaj komune, Dragana Miletiç. Ajo edhe në qershor ishte kërcënuar nga një person i cili më vonë ishte arrestuar.

Top Channel

Mund t’i japë fund mbylljes së qeverisë brenda disa ditësh, Senati amerikan miraton projektligjin për financim
11/11 07:24
Prokuroria Themelore në Mitrovicë urdhëron ndërprerjen e numërimit të fletë votimeve në Qendrën Komunale në Komunën e Mitrovicës Mitrovicë, 11 nëntor 2025 – Prokuroria Themelore në Mitrovicë njofton opinionin publik se ka urdhëruar që përkohësisht të ndërpritet procesi i mëtejmë i numërimit të fletë votimeve në Qendrën Komunale të Numërimit në komunën e Mitrovicës. Kjo ka ardhur si pasojë e raportimit të parregullsive të paraqitura që kanë rezultuar me ndërprerjen e votimit nga ana e komisionerëve, për shkak të numrave serikë të ndryshëm në disa fletëvotime, ku është aluduar për gabime teknike, e po ashtu ka pasur edhe pretendime se kemi të bëjmë me manipulim të qëllimshëm me fletë votime. Për këto arsyera, dhe me qëllim të shmangies të të gjitha dilemave, kjo urdhëresë vlen deri në marrjen e një përgjigje zyrtare nga operatori ekonomik që ka shtypur fletë votimet, e ku do të konfirmohet se a kemi të bëjmë me gabim teknik apo me manipulim të fletë votimeve, dhe varësisht nga përgjigja e marrë do të procedohet tutje.
11/11 07:07
Kuqezinjtë nuk e kanë të lehtë përballë Andorrës, specialistët e parashikimeve e mendojnë një fitore të ngushtë 0-1
11/11 07:00
Shkelja e procedurave për verifikimin e integritetit të gjyqtarit Asim Vokshi, Rakipllari sqaron në Top Story dokumentin me informacionin e klasifikuar
10/11 23:09
“Fokusi ishte në Tiranë, të tjerat u neglizhuan”/ Zgjedhjet në 5 bashki, analistët tregojnë pse dështoi PD: S’mund të dilnin me 3 mijë vota
10/11 22:55
EMRI/ Zbulohet identiteti, ja kush është shqiptari që dyshohet se u lidh dhe u dogj në një makinë në Greqi
10/11 22:46
BILETA Portokalli - Bileta