“Në Kuadër të Dashurisë”, filmi i prodhuar nga Top Media ka udhëtuar këtë muaj në qytete të ndryshme si në Shqipëri, ashtu edhe jashtë territorit, aty ku ndjekësit pritën me brohorima kastin e aktorëve të cilët ishin aty për të takuar fansat e tyre nga afër dhe për të bërë fotografi me ta apo për të dhënë autografe.
Filmi vazhdon të shfaqet ende në kinematë Cineplexx dhe Millenium në Tiranë dhe ka një radhë të madhe njerëzish që duan ta shohin.
Projekti i suksesshëm me kastin e aktorëve profesionistë, personazheve publike më në zë të momentit dhe një staf i madh që punuan së bashku arritën që të përcjellin tek publiku emocione, humor dhe shumë energji. Por mbi të gjitha, ashtu siç thotë dhe regjisori Koloreto Cukali, njerëzit të dalin nga salla e kinemasë me shumë më shumë se vetëm kaq.
Shqiptarët e Belgjikës dhe Luksemburgut, që prej datës 8 Nëntor, kanë shijuar filmin dhe kanë përjetuar të qeshura pafund, pasi filmi i tyre më i dashur është shfaqur në kinematë Kinopolis në Bruksel, Antwerpen, Gent, Liège dhe Kirchberg. Ishte planifikuar që nuk do të kishte më shfaqje, por ne jemi gati t’ju japim një lajm mjaft të mirë. Për shkak të kërkesave të shumta, në Belgjikë e Luksemburg do të ketë shfaqje edhe këtë javë. Më poshtë, keni të listuar oraret sipas sallave përkatëse:
Kinepolis Antwerpen
15/18/21 Nëntor- 17:00
16/17/20 Nëntor – 20:00
19 Nëntor- 17:00, 20:00
Kinepolis Brussel
Çdo ditë – 16:45
Kinepolis Gent
19 Nëntor – 16:45
Kinepolis Luik
19 Nëntor – 17:30
Kinepolis Kirchberg
19 Nëntor – 16:30.
Top Channel