I dërguari i posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak ndodhet sot në Serbi, ku do të takohet me presidentin serb Aleksandër Vuçiç.

Takimi do të mbahet në orën 11:00 në ndërtesën e Sekretariatit të Përgjithshëm të Presidentit të Republikës në Beograd.

Më 7 nëntor, Lajçaku vizitoi Kosovën, ku u takua me zëvendëskryeministrin e parë të Kosovës, Besnik Bislimi, si dhe me liderët e partive opozitare për të biseduar për draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Propozimi i ri evropian dhe modern” për statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë iu dorëzua autoriteteve të Kosovës nga pesë emisarët perëndimorë gjatë vizitës së tyre në Prishtinë më 21 tetor. Delegacioni përbëhej nga përfaqësues të BE-së, Shteteve të Bashkuara, si dhe Gjermanisë, Francës dhe Italisë.

Më 26 tetor, në Bruksel u mbajt një takim i veçantë mes kancelarit gjerman Olaf Scholz, presidentit francez Emanuel Macron dhe kryeministres italiane Giorgia Meloni me kryeministrin e Kosovës Kurti dhe më pas me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç. I pranishëm në takim ishte edhe shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA