I dënuar në Greqi/ KQZ merr vendimin për kryebashkiakun e Kuçovës: Nuk ka shkak për ndërprerjen e mandatit

14/11/2023 12:53

Kreshnik Hajdari do të vazhdojë punën si kryebashkiak i Kuçovës, pasi KQZ deklaroi se nuk ka arsye që t’i ndërpritet mandati.

Në mbledhjen e KQZ-së, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi u shpreh se për sa kohë që dënimi nuk pengon subjektin të marrë detyrën, nuk e ka detyrim ta deklarojë në formularin e deklarimin.

“Subjekti duhet të tregojë shkaqet e ndalimit, nëse është ndaluar. Kur nuk ka shkaqe, subjekti nuk e ka detyrim të deklarojë çdo gjë tjetër që nuk përbën shkak ndalim për të marrë një funksion publik.

Subjekti, në formularin e vetëdeklarimit ka paraqitur disa të dhëna. Në gjykimin dhe në vlerësimin e tij, nuk ka paraqitur një të dhënë që lidhet me një vendim penal të zhvilluar ndaj tij në territorin e Greqisë.

Kjo e dhënë nuk e përfshin atë në kushtet e ndalimit, për shkak të veprës penale, për të cilën ai ka marrë dënimin përkatës. Nuk ka shkak që kryetarit të bashkisë Kuçovë t’i ndërpritet mandati”.

Sipas Prokurorisë, Hajdari rezulton që në 23 qershor të vitit 1999 është dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Shkallës së parë të Janinës për hyrje në territorin grek pa leje. Shkresa erdhi si përgjigje për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për miratimin e rezultateve të verifikimit pasi KQZ e akuzon kryebashkiakun se ka falsifikuar formularin e vetëdeklarimit që ka të bëjë me të dhënat personale, duke mos deklaruar gjeneralitete të mëparshme. Kërkesën në KQZ e dorëzoi koalicioni “Bashkë Fitojmë”.

Nga verifikimet e Prokurorisë, gjithashtu konfirmuar nga ministria e Drejtësisë greke, Kreshnik Hajdari rezulton i bashkëgjykuar i mitur dhe është dënuar me “masa riedukuese e qortimit”. Sipas drejtësisë greke, i pandehuri në atë kohë me statusin punëtor, ka qenë i pranishëm në procesin gjyqësor.

Top Channel

Mund t’i japë fund mbylljes së qeverisë brenda disa ditësh, Senati amerikan miraton projektligjin për financim
11/11 07:24
Prokuroria Themelore në Mitrovicë urdhëron ndërprerjen e numërimit të fletë votimeve në Qendrën Komunale në Komunën e Mitrovicës Mitrovicë, 11 nëntor 2025 – Prokuroria Themelore në Mitrovicë njofton opinionin publik se ka urdhëruar që përkohësisht të ndërpritet procesi i mëtejmë i numërimit të fletë votimeve në Qendrën Komunale të Numërimit në komunën e Mitrovicës. Kjo ka ardhur si pasojë e raportimit të parregullsive të paraqitura që kanë rezultuar me ndërprerjen e votimit nga ana e komisionerëve, për shkak të numrave serikë të ndryshëm në disa fletëvotime, ku është aluduar për gabime teknike, e po ashtu ka pasur edhe pretendime se kemi të bëjmë me manipulim të qëllimshëm me fletë votime. Për këto arsyera, dhe me qëllim të shmangies të të gjitha dilemave, kjo urdhëresë vlen deri në marrjen e një përgjigje zyrtare nga operatori ekonomik që ka shtypur fletë votimet, e ku do të konfirmohet se a kemi të bëjmë me gabim teknik apo me manipulim të fletë votimeve, dhe varësisht nga përgjigja e marrë do të procedohet tutje.
11/11 07:07
Kuqezinjtë nuk e kanë të lehtë përballë Andorrës, specialistët e parashikimeve e mendojnë një fitore të ngushtë 0-1
11/11 07:00
Shkelja e procedurave për verifikimin e integritetit të gjyqtarit Asim Vokshi, Rakipllari sqaron në Top Story dokumentin me informacionin e klasifikuar
10/11 23:09
“Fokusi ishte në Tiranë, të tjerat u neglizhuan”/ Zgjedhjet në 5 bashki, analistët tregojnë pse dështoi PD: S’mund të dilnin me 3 mijë vota
10/11 22:55
EMRI/ Zbulohet identiteti, ja kush është shqiptari që dyshohet se u lidh dhe u dogj në një makinë në Greqi
10/11 22:46
BILETA Portokalli - Bileta