Noka e akuzoi se mblodhi firma për Shabanin, Grida Duma i përgjigjet Sekretarit të Përgjithshëm të PD: Nuk është loja ime, jeni njerëz me 20 vjet në pushtet
Deputeti Agron Çela është thirrur nga Prokuroria e Posaçme për t’u marrë në pyetje për çështjen që po heton SPAK, CEZ-DIA.
Deputeti i PS, por dikur i partisë së Ilir Metës, pasi u mor në pyetje deklaroi për gazetarët se nuk është i përfshirë në çështje, nuk e njeh Kastriot Ismailajn dhe se me Metën ka marrëdhënie të mira.
“Isha për punët e mia. Kastriot Ismailaj se njoh kush është ky, s’di gjë për Cez Dia. Ilir Metën e njeh gjithë Shqipëria, kam marrëdhënie shumë të mira”– është shprehur Çela pasi u mor në pyetje nga SPAK.
Çela është thirrur një javë pasi Prokuroria e Posaçme mori në pyetje Ilir Metën. Kreu i PL i cilësoi hetimet si një telenovelë dhe hodhi akuza se çështja po përdoret politikisht me kallëzues të rremë.
Top Channel