Djegia e makinës së nënkryetares së Lepostaviqit, Osmani: Synon të pengojë integrimin e serbëve

14/11/2023 17:21

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka quajtur vepër kriminale djegien e makinës së nënkryetares së Leposaviçit, Dragana Miletiç.

Presidentja Osmani ka shkruar në X, se djegia e makinës së Miletiçit synon të përhapë frikë te serbët vendas dhe të pengojë integrimin e tyre në institucionet e Kosovës.

Ajo tha se autorët e këtij akti frikacak dhe të neveritshëm do të përballen me drejtësinë.

“Djegia e makinës së nënkryetares së komunës së Leposaviqit, Dragana Miletiç, është vepër kriminale që ka për qëllim të përhapë frikë te serbët vendas dhe të pengojë integrimin e tyre në institucionet e Kosovës. Autorët e këtij akti frikacak dhe të neveritshëm do të përballen me drejtësinë”, ka shkruar Osmani në X.

Top Channel