Këshilli i Europës reagoi përmes Komisioneres së Lartë për të drejtat e njeriut, Dunja Mijatovic ndaj marrëveshjes se arritur mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët, duke përcjellë shqetësimet që përcjell sipas tij një ujdi e tillë.
Mijatovic tha se po shtohet droja ndaj një të ashtuquajturi “trend europian” që përgjegjësitë për azilkërkuesit të dalin jashtë kornizës europiane.
“Memorandumi i mirëkuptimit ngre një sërë pyetjesh të rëndësishme mbi ndikimin që mund të ketë zbatimi i tij ndaj të drejtave të refugjatëve, azilkërkuesve dhe emigrantëve. Memorandumi krijon një regjim të përshtatshëm azili ekstra territorial, të karakterizuar nga shumë dykuptimësi ligjore. Në praktikë, mungesa e sigurisë ligjore ka të ngjarë të minojë masat mbrojtëse për të drejtat e njeriut dhe përgjegjësinë për shkeljen e rregullave, duke rezultuar në trajtim diferencial në mes atyre që aplikimet për azil do të shqyrtohen në Shqipëri, dhe atyre që do të shqyrtohen në Itali”, u shpreh komisionerja e BE-së për të drejtat e njeriut Dunja Mijatovic.
Sipas komisioneres, memorandumi është tregues i një dëshire të shfaqur edhe në shtetet e tjera anëtare të Këshillit të Evropës, të cilët po shqyrtojnë modele të ndryshme për azilkërkuesit si “zgjidhje të shpejtë” të sfidave të ndërlikuara që paraqesin ardhja e refugjatëve, azilkërkuesve dhe emigrantëve.
“Bartja e përgjegjësisë përtej kufijve nga disa shtete stimulon shtetet e tjera që të veprojnë njësojë, gjë që rrezikon që të krijojë një efekt domino që të do minonte sistemin evropian dhe botëror për mbrojtje ndërkombëtare”, u shpreh ajo.
Top Channel