Gazetari Elton Qyno e konsideron një personazh kompleks të botës së krimit Dritan Rexhepin.
I ftuar në emisionin “Top Story” në Top Channel, gazetari tregoi mënyrën se si “mbreti” shqiptar i drogës kishte arritur të arratisej në pak orë pasi u arrestua në vitin 2007.
Qyno: Kompleks prej karrierës së tij kriminale. Pasi ka bërë foton e parë në komisariatin në Durrës, ka zbritur në dhomat e shoqërimit dhe atij i është lënë dera hapur, ose nga pakujdesia, ose nuk dihet. Kur janë kthyer ai nuk ishte më. Ka dalë me një dosje në dorë, ai tha ‘më është krijuar përshtypje si një avokat’. ‘Hë mbarove punë, po mbarova’, ka pasur komunikim të thatë që prej atij momenti ai nuk u kap më në Shqipëri. Ai ka qëndruar në Shqipëri. Ai u arrestua në 2007 pë vrasjen e Fushë Krujës, brenda 24 orësh u arratis, ka qëndruar për një kohë të gjatë në Shqipëri.
Qyno tha se dalja e tij e fundit sipas TIMS ishte më 28 nëntor 2011, kurse hyrja e tij e fundit më 16 nëntor 2013 dhe që prej asaj date nuk ka as dalje as hyrje në Shqipëri.
Qyno: Më 28 nëntor 2011 ishte dalja e fundit, sipas TIMS hyrja më 16 nëntor 2013 dhe që prej asaj date nuk ka as dalje as hyrje në Shqipëri. Ky individ nuk ka hyrë dhe dalë me emrin e tij, ka hyrë dhe dalë me emrin Lulzim Murati, këtë pasaportë ka nxjerrë në TIMS. Ai është bashkëfshatar i tij, Lulzim Murati ka qenë në burg për drogë në Angli në atë kohë. Autoritetet mund ta dinë, por Anton Përlala ka nxjerrë pasaportën, ai që ka marrë shenjat e gishtave. Mendja e tij punon për të zgjidhur situatën e vështirë ku ndodhet, ai doli brenda 12 orësh në shoqërim, u kap në Spanjë, u ekstradua, sërish doli nga burgu, u kap në Belgjikë, fama e tij filloi jo për shkak të krimeve, por se një herë në 6 muaj sfidonte çdo sistem.
Top Channel