Orët e para të mëngjesit kanë nisur me vranësira dhe shira me intensitet mesatar dhe lokalisht intensivë, por mesdita do të sjellë ndërprerje të reshjeve në territori ku mbizotëruese do të jenë kthjellimet dhe vranësirat e herëpashershme.

Parashikohet që edhe pasditja të vijojë nën ndikimin e alternimeve të kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta në të gjithë vendin, por pa reshje, situatë e cila do të vijojë edhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit do të rriten në vlerat minimale, por maksimalet do të ulen lehtë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 18°C.

Era do të fryjë e fortë me shpejtësi mbi 65 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor duke sjellë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim mbi 5 ballë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA