Në buxhetin e vitit 2024-ës do të parashikohet pagesa e librave për 231 mijë nxënës të cilëve do t’u jepen falas.

Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në Facebook, bën me dije se janë 231 mijë nxënës nga klasa e parë deri në të nëntën që do të përfitojnë nga ky fond. Projektligjin “Për Buxhetin e Vitit 2024” për arsimin dhe sportin parashikohet të kapë vlerën e 52 miliardë e 223 milionë lekëve.

Libra falas sipas ministrisë së arsimi do të jepen dhe për rreth 18 mijë nxënës nga shtresat sociale në nevojë që ndjekin arsimin e mesëm të lartë. Më herët është bërë e ditur se me buxhetin e ri do të përfitojnë rritje page 30 mijë mësues të arsimit parauniversitar dhe 1,700 mësuesve ndihmës, në mbështetje të fëmijëve me aftësi të veçanta, ndërkohë që është parashikuar që ky numër të shtohet me 100 punonjës të rinj.

Disa ditë më parë Rama njoftoi se me buxhetin e ri do të përfitojnë rritje page 30 mijë mësues të arsimit parauniversitar.

Top Channel