Rruga Shkozet- Mbikalimi i Plepave ka nisur të asfaltohet mbrëmjen e sotme, duke shkaktuar trafik të rënduar.
Kjo situatë është shkaktuar si pasojë e devijimit të kahut të lëvizjes ku kanë nisur punimet në Durrës.
Një aks i amortizuar po i nënshtrohet punimeve për sistemim-asfaltimin e tij nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, në një gjatësi prej 4,2 km.
Ky aks që kalon nëpër një zonë të dendur urbane është mjaft i rëndësishëm për shkak të qarkullimit të lartë të automjeteve që shkojnë drejt jugut të vendit.
Ai lidh superstradën Tiranë-Durrës nga Nyja e Shkozetit deri në Mbikalimin e Plepave ku lidhet me rrugën Tiranë-Ndroq-Plepa dhe më tej me rrugën Plepa-Kavajë-Rrogozhinë.
Në këtë aks qarkullojnë rëndom dhe mjetet e rënda duke shkaktuar amortizim të rrugës e shtresave asfaltike të saj.
Top Channel