Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për 59-vjecarin Anesti Sala nga fshati Pojan, cili u arrestua tre ditë më parë për ngacmim seksual të një 13-vjecareje po nga fshati Pojan.
Prokuroria kërkoi për 59-vjeçarin masën e sigurisë arrest me burg, ndërsa mbrojtësi i tij i caktuar kryesisht kërkoi një masë më të lehtë por gjykata vendosi që ai të lihet në burg.
Sala gjatë seancës mohoi të ketë ngacmuar seksualisht të miturën ndërsa pranoi që ishte përdorues i rregullt i alkoolit dhe ditën kur ishte konfliktuar me gjyshen e 14-vjeçares, e cila i kishte reaguar për shkak te ngacmimit të vajzës, ai ka qenë në gjendje të dehur.
Anesti Sala u arrestua nga policia pas denoncimit të familjareve te së miturës.
Top Channel