Ministri i Mbrojtjes së Kosovë, Ejup Maqedonci i shoqëruar nga zëvendësministri Shemsi Syla, priti sot në takim ambasadorin e ri të Shqipërisë në Republikën e Kosovës, Petrit Malaj, me të cilin bisedoi për zhvillimet aktuale në vendin tonë, marrëdhëniet midis dy shteteve, por edhe mundësitë e thellimit e të konkretizimit në fushën e mbrojtjes.

Duke i uruar Malajt detyrën e re në krye të misionit diplomatik të Shqipërisë në Prishtinë, ministri Maqedonci vlerësoi se emërimi i tij në detyrën e ambasadorit do t’i japë një shtysë të re këtij bashkëpunimi i cili paraqet interes reciprok të të dyja vendeve.

Sipas njoftimit, pasi e falënderoi ambasadorin për mbështetjen institucionale të deritanishme, ministri Maqedonci tha se intensifikimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy shteteve përveç aspektit diplomatik, është detyrim ndaj kombit.

Nga ana e tij, ambasadori Malaj konfirmoi se me përkushtim do të angazhohet për të forcuar bashkëpunimin midis Tiranës dhe Prishtinës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA