Kortezhi funeral i Bobby Charlton pritet nga tifozët në stadiumin e Manchester United (fotot)

13/11/2023 19:28

Tifozët duartrokisnin sot ndërsa studentët e akademisë së futbollit të Manchester United bënin roje nderi teksa kortezhi funeral Bobby Charlton erdhi në stadiumin Old Trafford.

Charlton, një nga lojtarët më të mëdhenj të futbollit anglez ndërroi jetë në moshën 86 vjeçare në fund të muajit të shkuar.

Futbollisti legjendar fitues i kupës së botës me Anglinë në 1966, kishte qenë në shëndet të dobët vitet e fundit dhe vdiq disa ditë pas një rrëzimi në shtëpinë e kujdesit ku banonte.

Në ceremoni kishte emra të njohur të politikës dhe sportit britanik si Princi i Uellsit, Alex Ferguson e Gareth Southgate, të cilët më pas morën pjesë në një shërbesë për të celebruar jetën e tij ne katedralen e Manchester.

Procesioni funeral ndaloi për disa sekonda para stadiumit Old Trafford, ku Bobby është portretizuar në një statujë së bashku me dy legjendat e tjera të futbollit të Manchester, Denis Law e George Best.

Fans at duartrokisnin për ish-futbollistin që kishte luajtur në 758 ndeshje dhe shënuar 249 gola për skuadrën.

Të tjerë dashamirës ishin mbledhur në katedrale për të parë arkivolin e Sir Bobby që merrej për shërbesën.

FOTO GALERI
3/12
Më pas ata morën pjesë në një shërbesë për të celebruar jetën e tij ne katedralen e Manchester.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA