Ish-kryebashkiaku i Fierit pyetet nga SPAK/ Baftjar Zeqo: Tenderat e ujësjellësit kishin autonomi nga bashkia
13/11/2023 14:29
Deputeti socialist Baftjar Zeqo aktualisht është paraqitur këtë të hënë në Prokurorinë e Posaçme Anti Korrupsion.
Gazetarja Anila Hoha mëson se Zeqo është pyetur si ish-kryebashkiak i Fierit, për shkak të një procedimi të regjistruar për tenderin e ujësjellësit në këtë qytet. Ai është përgjigjur si deklaruar për tenderin që ka pasur si objekt matësit e ujit.
I kontaktuar nga gazetarja, Zeqo tha se është i gatshëm të paraqitet në çdo kohë në SPAK.
“Ajo që mund të them është se tenderat e ujësjellësit kishin autonomi nga bashkia. Të tjerat ia kam thënë SPAK-ut”, u përgjigj ai.
Top Channel