Foto Ilustruese

Trupi pa jetë i një gruaje është gjetur mesditën e së hënës në plazhin e Durrësit. 

Kufoma është konstatuar nga kalimtarë të rastit në sektorin “Iliria” të plazhit, ndërsa është dërguar në morgun e spitalit të Durrësit.

Është gjetur trupi i pajetë i shtetases A. L., 53 vjeçe, banuese në Tiranë.

Paraprakisht, dyshohet se është mbytur aksidentalisht në det.

Nga këqyrja paraprake e trupit të 53-vjeçares nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA