Dy të mitur kanë grabitur gjatë natës një kasafortë me para në një objekt kulti (xhami) në qytetin e Burrelit.

Autorët e dyshuar të vjedhjes janë të moshës 12-vjeçare. Në bashkëpunim me njëri tjetrin gjatë orëve të natës ata kanë vjedhur me thyerje objektin e kultit dhe kanë marrë kasafortën metalike e cila brenda saj kishte një shumë të konsiderueshme parash.

Kasaforta sëbashku me shumën e parave u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Dy të miturit për shkak të moshës u proceduan penalisht në gjendje të lirë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Top Channel