Vdekja e elektricistit në Elbasan/ Arrestohet dispeçeri i OSHEE-së, ndiqet penalisht shefi i ekipit që nuk lajmëroi për ndërhyrjen

12/11/2023 11:10
Foto Ilustruese

Dispeçeri i OSHEE-së, A. N., 58 vjeç ka rënë në prangat e policisë për ngjarjen tragjike të ndodhur ditën e djeshme ku humbi jetën një elektricist teksa po riparonte një defet në fshatin Muçan të Elbasanit.

Ai akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, pasi dyshohet se nuk ka marrë masa për stakimin e energjisë elektrike në nënstacionin e zonës ku po punonte elektricisti A. T..

Po ashtu, do ndiqet penalisht G. S., 31 vjeç, me detyrë shef i ekipit të OSHEE-së, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, pasi dyshohet se nuk ka informuar për ndërhyrjen e shtetasit A. T., në kabinë, ndonëse vetë ka qenë informuar për këtë.

Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme, teksa 62-vjeçari kishte shkuar të riparonte një defekt, pasi fshati Muçan kishte mbetur pa energji elektrike për shkak të motit të keq.

Elektricisti aksidentalisht ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA