Operacioni antidrogë “Tempulli” vë në pranga dhe 4 shpërndarës të tjerë të lëndëve narkotike në Kavajë. 

Dy raste të tjera të shitjes së lëndës narkotike kanabis në zona me frekuentim të lartë nga të rinjtë janë goditur nga policia e Kavajës, ndërsa u sekuestrua dhe një sasi e bimës narkotike, si dhe një elektroshok.

Në pranga ranë: Besnik Dulla, 31 vjeç, Xhevahir Hoti, 33 vjeç, Zeqir Krasnaj, 23 vjeç, si dhe Flori Gjuzi, 21 vjeç, të gjithë banues në Kavajë.

Gjatë kontrollit në automjetin me të cilin qarkullonin në Durrës shtetasit B. Dulla, Xh. Hoti dhe Z. Krasnaj, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan 2 vazo me lëndë narkotike në formë boçeje dhe një elektroshok, ndërsa në rastin e dytë, gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit F. Gjuzi, policia gjeti dhe sekuestroi 2 qese të mbushura me lëndë narkotike.

Në total, për të dyja rastet u sekuestruan  rreth 655 gramë lëndë narkotike cannabis sativa që posedohej me qëllim shitjen në zonat e frekuentuara nga të rinjtë. Hetimet e mëtejshme mbi veprimtarinë e këtyre shtetasve do të kryhen nga prokuroria e Durrësit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA