Thuajse një muaj pas premierës së tij në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, “Në kuadër të dashurisë” vjen edhe në Greqi dhe shfaqet për pak minuta para publikim këtu në një prej kinemave të qytetit të Selanikut.
Janë dhjetëra emigrantë shqiptarë dhe jo vetëm, që bashkë me dashamirësit e artit shqiptar mezi presin të shijojnë këtë krijim, prodhimi i parë i Top Channel Films, i cili kudo ku është shfaqur ka lënë mbresat më të mira tek publiku.
“Kemi ardhur për të parë filmin. Erdhëm për Luizin , jemi shkodrane, takuam vjehrrën e Luizit në film.”
“E kemi ndjekur shumë dhe vdesim për Luizin si puna e kalamajve.”
“Erdha për të parë Luizin dhe filmin”.
“U informova nga motra ime sot dhe erdha me kënaqësi për ta parë. Është një komedi e veçantë e realizuar në Korçë dhe jam kureshtar ta shikoj.”
Kanë qenë aty , me padurim dhe shumë më herët se orari duke prerë bileta para sallave të kinemasë Cineplexx për të parë filmin “Në kuadër të dashurisë” që po shfaqet në qytetin e Selanikut.
Prezantimin e premierës së filmit në qytetin verior të Greqisë e kanë bërë dy prej protagonistëve të tij Zamira Kita dhe Roerd Toçe që kanë përshëndetur spektatorët edhe në emër të aktorëve të tjerë të cilët nuk mund të vinin.
Zamira cila është ndjesia jote kur ky film shfaqet përtej kufijve të Shqipërisë.
“Gjithmonë kur përballemi me shqiptarët kudo në botë ne kemi emocione edhe kur shfaqen premiera filmi apo teatri. Por ky është një rast i veçantë. Filmi është ndjekur me shumë dashuri në Shqipëri ,në Kosovë, Maqedoninë e Veriut , Mal të Zi dhe ka filluar tani të shfaqet edhe në vendet e tjera të Europës , do të shkojë në Kanada ,mbase edhe në SHBA .Filmi është shfaqur me sukses edhe në Zvicër. Dhe jemi tani në Selanik, jemi në Greqi aty ku kemi shumë bashkatdhetarë.”– shprehet Zamira Kita.
“Filmi ka pasur një ecuri shumë të mirë , një marketing madhështor nga ana e Top Channel. Po e shohim tani që po vete kudo në diasporë, aty ku ka shqiptarë . Selaniku ka plot dhe shpresojmë që edhe salla të jetë e mbushur dhe ne të kënaqemi të shikojmë filmin siç e kam parë unë për herë të parë. “- u shpreh Roerd Toçe.
“Erdha të shikoj motrën.Jam shumë krenare për motrën time, suksese për çdo gjë që ka arritur.”- shprehet motra e Zamirës.
“Kam ardhur të shoh filmin “Në kuadër të dashurisë”. Më pëlqen shumë Luizi, për suksesin që ka marrë pas Big Brother , e kemi ndjekur aty dhe do e ndjekim kudo që të shkojë.”
Kur dëgjuat për filmin?
-Para dy ditëve
Dhe menjëherë morët biletë?
-Po direkt.
Po shoh që salla është e mbushur plot me shqiptarë.
-Po kanë ardhur shumë.
Por edhe grekë
-Po edhe grekë.
“Në kuadër të dashurisë” bëhet një nga filmat e parë shqiptarë që shfaqen në sallat e kinemave greke.
Top Channel