Alfred Grabova pasi u kthye nga emigrimi në Greqi, që prej vitit 2003 ka ngritur një fermë blegtorale në fshatin në Levan te Fierit.
Kjo sipërmarrje është nisur fillimisht me 33 krerë lopë race të ardhura nga Gjermania dhe me kalimin e viteve është shtuar. Sot shkon në 100 krerë Ferma është ndërtuar sipas metodës te orientuar nga specialistë të rajonit të Puglias në Itali që afrojnë kushte natyrale të qëndrimit në stalla.
“Rendiment ditor ne qumësht ne 12 kuintal qumësht që shkon i gjithë në fabrikat e përpunimit në tregun vendas. Edhe pse rendimenti në qumësht është i kënaqshëm“-shprehet blegtori Alfred Grabova.
Sipërmarrësi nxjerr si problematikë bazën ushqimore si dhe me reduktimin në 60 % të subvencionit në blegtori nga skemat ndihmëse të qeverisë.
“Vitin e kaluar morëm 100 % nga skema e subvencioneve kurse sivjet vetëm 60% që janë ndihma te pakta dhe nuk justifikojnë shpenzimet për shërbimet në ketë fermë. Kemi marrë një sipërfaqe prej 55 ha tokë bujqësore që e mbjellim për të siguruar bazën ushqimore për fermën por këtë vit kemi ndeshur me vështirësi dhe këtu duhet dhe ndihma e shtetit”.
Grabova kërkon të rrisë kapacitetet e fermës për numër krerësh por do duhej patjetër dhe ndihma në subvencionim.
Top Channel