Një 44-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi u kap me dy armë në automjet, njëra prej tyre me fishek në fole, gati për qitje.

Në pranga ra 44-vjeçari me dy emra, K. (A). C. (Ç). Gjatë kontrollit të automjetit të tij u gjetën dy armë zjarri pistoleta, njëra prej tyre me fishek në fole, gati për qitje, një silenciator, krehra e municion luftarak, të cilat u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin dhe një aparat celular.

Dyshohet se pasi ka siguruar armët e zjarrit në Kosovë, ai i ka trafikuar ato në Shqipëri, me qëllimin shitjen e tyre, te persona të tjerë.

Ai u arrestua në kuadër të operacionit “Transportuesi”, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA