Një person ka rënë në pranga, kurse një tjetër ëstë vënë nën hetim, pasi gërryen me mjete të rënda shtratin e lumit Mat.
Gjithashtu vijon puna për kapjen e dy shtetasve të tjerë, pronarë të një subjekti, për marrje dhe përpunim inertesh të nxjerrja nga shtrati i lumit, në mënyrë të jashtëligjshme.
Sipas policisë, në shtratin e lumit Mat, në Milot u konstatua një eskavator duke punuar për të nxjerrë inerte si dhe një eskavator tjetër në afër, i fikur.
Si pasojë e ndërhyrjes së policisë, ra në pranga administratori i subjektit P. M. 57 vjeç, banues në Lezhë, pasi nuk dispononte leje dhe dokumentacion përkatës për ushtrimin e kësaj veprimtarie, ndërsa nën hetim u vu drejtuesi i eskavatorit A. P. 50 vjeç, banues në Lezhë.
Gjithashtu, në vijim të kontrolleve në shtratin e lumit Mat, është gjetur edhe një eskavator tjetër i cili dyshohej që do përdorej për nxjerrjen e inerteve, i cili nga hetimet rezulton se është në pronësi të A. K. 32 vjeç dhe E. L. 34 vjeç, banues në Lezhë.
Ata vijojnë të jenë në kërkim nga policia, pasi nuk janë gjetur as në subjekt dhe as në banesat e tyre.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan tre eskavatorët që përdoreshin për këtë veprimtari kriminale.
Sipas policisë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë.
Top Channel