Dhunuan bashkëshortet dhe prindërit, katër të arrestuar në Durrës
12/11/2023 11:36
Katër persona janë vënë në pranga nga policia e Durrësit për dhunë në familje.
Në pranga ra B. V., 50 vjeç, banues në fshatin Arapaj, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
19-vjeçar F. B., banues në lagjen nr. 7, pasi ka ushtruar dhunë ndaj prindërve të tij.
A.Gj., 37 vjeç, banues në lagjen nr. 13, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.
Në Kavajë u arrestua K. M., 36 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Top Channel