Vettingu në polici, AMP nis gjatë këtij muaji seancat e hapura për publikun

11/11/2023 11:20

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore do të nisë këtë nëntor seancat e hapura në lidhje me vettingu-n në polici.

Këto seanca do të zhvillohen në prani të medias dhe publikut.

Synimi është të zhvillohet procesi i vlerësimit kalimtar të subjekteve të përcaktuar nga ligji nr. 12/2018, “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme”, të ndryshuar.

Autoritetet përkatëse, pas ndarjeve paraprake, janë drejt përfundimit të dosjeve në të tre shtyllat e vlerësimit për 9 subjekte.

Top Channel