Shqetësim në Kosovë, shtohen paratë false në treg! Brenda vitit, 35 mijë monedha

11/11/2023 10:36

Shtim masiv i parave false në tregun e Kosovës, kështu e përshkruajnë ekspertë të Agjencisë së Forenzikës praninë e monedhave dhe kartëmonedhave të falsifikuara në vend.

Nga janari deri në shtator të vitit 2023, në laboratorin e kësaj agjencie  u ekzaminuan mbi 35.000 monedha të falsifikuara dhe 2.209 kartëmonedha të falsifikuara. Në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ekspertët e forenzikës ekzaminuan 9.309 monedha të falsifikuara dhe 645 kartëmonedha.

Më të falsifikuarat, sipas tyre, janë monedha prej 2 eurosh dhe kartëmonedha prej 50 eurosh. Eksperti Feriz Selimaj, thotë për REL se cilësia e falsifikimeve varion nga më e dobët deri në shumë e mirë. “Për ne si ekspertë nuk është vështirë të identifikohen paratë false. Është e thjeshtë. Në laborator kemi aparaturë të avancuar dhe identifikohen lehtë, por për një qytetar nuk është e lehtë të dallohet origjinali me falsin”, thotë Selimaj.

Kosova nuk është pjesë e Eurozonës, por përdor euron. Nga shtetet e tjera të rajonit, këtë gjë e bën dhe Mali i Zi. Në korrik të këtij viti, REL-i raportoi për së paku dy raste të konfiskimit të mijëra eurove të falsifikuara në Kosovë, që vinin nga Maqedonia e Veriut dhe Turqia. e disa profile në aplikacionin TikTok, që konfirmuan se mund të sjellin para false në Kosovë, në çfarëdo shume që kërkohet, por nuk porositi për të mos kryer vepër penale.

Top Channel