Foto ilustruese

Një 52-vjeçar ka rënë në prangat e policisë për përndjekje të një të miture.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Divjakës, ku 52-vjeçari L.S ka përndjekur një vajzë 15-vjeçare.

Gjithashtu një 45-vjeçar nga fshati Zharrëz është vënë në pranga nga policia, pasi ditën e djeshme në gjendje të dehur, ka përplasur me automjetin e tij një 59-vjeçar nga Vlora. Nga përplasja është dëmtuar 59-vjeçari që ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Top Channel