Venezuela thotë se ka marrë kontrollin e ‘të gjithë burgjeve’ që komandoheshin nga bandat (fotot)

10/11/2023 19:19

Forcat e sigurisë në Venezuelë thanë sot se kanë marrë kontrollin burgut ‘të shtatë e të fundit’ që kontrollohej nga bandat kriminale, në operacionin madhor për çmontimin e krimit të organizuar.

Me operacionin e kryer  në burgun e San Felipe  të njohur dhe si ‘La Cuarta’, “100% e burgjeve të vendit janë nën regjimin e ministrisë së burgjeve”, tha ministri i brendshëm Remigio Ceballos.

Ai shtonte se burgu i Vista Hermosa, në rajonin jugor minerar Bolivar, “është nën kontrollin e forcave qeveritare” i cili ishte burgu më i populluar i vendit, nga i cili ishin zhvendosur disa qindra persona.

Prej ditësh ministria e burgjeve të Venezuelës publikon imazhe të të burgosurve të reshtuar e shtrirë në dyshemetë, të prangosur e të ngjeshur me njëri-tjetrin.

Autoritetet thonë se nisën operacionin e tyre më 20 shtator, duke nisur me rimarrjen e kontrollit të burgut Tocoron në rajonin e Aragua.

Aty zyrtarët kishin gjetur armë, restorante madje dhe kafshë ekzotike për krerët e bandave, ku këta të fundit regjistronin video dhe i shpërndanin në rrjetet sociale.

Thuajse në të gjitha burgjet e bastisur zyrtarët e sigurisë kishin gjetur arsenale armësh, që ishin përdorur në krime jashtë burgjeve.

Presidenti Nicolas Maduro kishte bërë thirrje për aplikimin e një regjimi të ashpër në kontrollin e të burgosurve, por nuk bëhet e ditur sesi situata kishte arritur deri në këtë pikë.

FOTO GALERI
1/7
Forcat e sigurisë në Venezuelë thanë sot se kanë marrë kontrollin burgut ‘të shtatë e të fundit’ që kontrollohej nga bandat kriminale

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA