Kosovë/ ​Gratë ende përballen me diskriminim në tregun e punës, financa dhe pronë

10/11/2023 12:10

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi tha se eliminimi i pabarazisë gjinore në Kosovë duhet të arrihet në disa faza.

Ai tha se fillimisht është e rëndësishme që të fuqizohet gruaja brenda familjes, pastaj në jetën ekonomike dhe në pozitat vendimmarrëse.

Në takimin me temë “Angazhimi i Kosovës drejt integrimit evropian nga perspektiva gjinore”, Bislimi përmendi masat qeveritare që sipas tij, kanë kontribuar në luftimin e pabarazisë gjinore.

Në anën tjetër, kryetarja e Komisionit parlamentar për Integrimin Evropiane, Rrezarta Krasniqi tha se shumë gra ende përballen me diskriminim në tregun e punës, financa dhe pronë.

Ndërkaq, drejtoresha e Qendrës Kosovare për Studime Gjinore, Luljeta Demolli, kërkoi më shumë angazhim nga institucionet për arritjen e barazisë gjinore.

Top Channel