Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa është shfaqur si rrallë herë me partnerin e saj në Londër, Romain Gavras.

Dyshja u fotografua mbrëmjen e djeshme teksa dilte nga një restorant në Londër. Dua ishte e shoqëruar nga i dashuri dhe nga vëllai i vogël 17-vjeçari, Gjin Lipa.

Këngëtarja e pop-it kishte veshur pantallona lëkure ngjyrë të kuqe të ndezur për t’iu përshtatur ngjyrës së re të flokëve, një bluzë të bardhë dhe një pallto të gjatë gri. Partneri i saj greko-francez po ecte pas saj, me kokën ulur duke u përpjekur të mos fotografohej, pasi mbante një kapele.

Ylli i muzikës dhe regjisori 42-vjeçar janë çift prej disa muajsh. Thashethemet se ata ishin bashkë nisën kur u panë në një pas festë në muajin shkurt. Megjithatë, ata e zyrtarizuan lidhjen e tyre  kur pozuan së bashku në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Kanë në maj.

Në verë ata pushuan së bashku edhe në destinacione të ndryshme, madje kaluan pushime edhe në Shqipëri.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA