Në fshatin Sop të njësisë administrative Dërmenas në Fier investitorët janë bërë bashkë në ngritjen e serrave.
Tre investitorët u bashkuan vitin e kaluar me një financim prej 20 milion leke dhe duke përfituar nga programi IPARD 28 milion lekë të reja, ngritën një serë me sipërfaqe prej 2,5 hektarë. Tani domatet dhe trangujt i eksportojnë jashtë.
“Për sezonin e parë patëm rendiment prej 100 ton domate të cilat janë eksportuar, ndërkohë që në këtë sezon të dytë, rendimenti arrin ne 300 kv domate dhe 700 -800 kv tranguj dhe ende janë në prodhim”, shprehet agronomi Piro Toska.
Por pavarësisht përfitimeve problem mbetet fuqia punëtore. Vetëm në Fier krahasuar me vitin e kaluar, sipërfaqja me sera është rritur me 20 hektarë duke e çuar në 416 hektarë sipërfaqen me sera.
Në të gjithë qarkun Fier janë 1095 hektarë me sera.
Top Channel