Një 52-vjeçar është vënë nën hetim, pasi u kap në aksin rrugor “Rrëshen-Rubik”, duke transportuar me furgon dru të prerë në mënyrë të paligjshme.
Sipas policisë, automjeti dhe sasia e druve u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mirditë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. N., 52 vjeç, banues në Mirditë, pasi u kap në aksin rrugor “Rrëshen-Rrubik”, duke transportuar me furgon, dru të prerë në kundështim me ligjin. Automjeti dhe sasia e druve u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, thekson polica.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë.
Top Channel