Politikani i lartë spanjoll qëllohet në fytyrë nga motoçiklisti në qendër të Madrid (fotot)

09/11/2023 15:27

Një politikan i lartë spanjoll është qëlluar me armë në fytyrë nga një sulmues në motoçikletë në një tentativë vrasjeje shokuese në mesin e Madrid.

Alejo Vidal-Quadras Roca, ish-kreu i Partisë së Popullit në Spanjë por me pas i larguar per te aleanca Vox, u zu në pritë nga sulmuesit në motoçikletë, njoftonte policia.

Megjithë atentatin shokues Alejo, i cili ka qenë europarlamentar dhe zv. president i PE, raportohet se është në gjendje të stabilizuar dhe i vetëdijshëm në spital .

Policia dhe mjekët shkuan sot me urgjencë në zonën e Salamanca pasditen e sotme pak para orës 14.00.

Hetuesit thanë se janë në kërkim të dy të dyshuarve që besohet se po prisnin Alejo për ta zënë në pritën e armatosur.

Politikani i lartë spanjoll besohet se është qëlluar nga afër, thuajse nga dy metra largësi.

E përditshmja El Pais shkruante se Aleja kishte pësuar një plagë arme në pjesën e nofullës.

78 vjeçari Alejo, ishte se fundmi kandidat kryesor i aleancës Vox – një grup konservator i themeluar në 2014 por pa fituar vende në parlament.

Atentati vjen në një kohë kur qeveria ka realizuar një marrëveshje me separatistët e rajonit të Katalonjës që e ndihmojnë atë të qëndrojë në pushtet, por që ka shkaktuar protesta në vend.

Hetimet vijojnë për rrethanat dhe motivin e incidentit.

FOTO GALERI
1/4
78 vjeçari Alejo, kandidat kryesor i aleancës Vox – një grup konservator i themeluar në 2014

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA