Ministri ukrainas: Bisedimet e paqes me Rusinë, kurth për të ndihmuar Putinin

09/11/2023 14:28

Thirrjet që Ukraina të negociojë me Rusinë janë cilësuar si “mungesë informacioni ose mashtrime” nga ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës.

Zyrtarët perëndimorë thanë për NBC News javën e kaluar se figurat amerikane dhe evropiane kishin filluar të bisedonin në heshtje me qeverinë ukrainase rreth asaj se çfarë mund të përfshinin negociatat e mundshme të paqes me Rusinë për t’i dhënë fund luftës.

Në një postim në X, ministri ukrainas Dmytro Kuleba tha se Ukraina mbajti rreth “200 raunde bisedimesh” me Rusinë midis 2014 dhe 2022, dhe asnjë prej tyre nuk e pengoi definitivisht Vladimir Putinin të nisë pushtimin e fqinjit të tij.

Ata që argumentojnë se Ukraina duhet të negociojë me Rusinë tani janë ose të painformuar ose të mashtruar, ose janë në anën e Rusisë dhe duan që Putini të bëjë një pauzë (të forcohet) përpara një agresioni edhe më të madh. Ne nuk duhet dhe nuk do të biem në këtë kurth”, tha ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA