Kosovë, Kuvendi nuk miraton mbështetjen financiare të policëve dhe rritjen e pagave!

09/11/2023 13:11

Nuk pati tym të bardhë në Kuvendin e Kosovës për pjesëtaret e Policisë së saj: ligjvënësit nuk e miratuan propozim-rezolutën për mbështetjen urgjente financiare të tyre dhe për nevojën e rritjes së koeficientit për pagat.

Në favor të nismës votuan 25 deputetë, ndërsa 59 të tjerë abstenuan. Propozim-rezoluta ishte paraqitur në Parlament javë më parë prej partive opozitare. Qeveria e Kosovës ndërkohë prezantoi ai shtesat e rrezikshmërisë për efektivët, dhe e ka ndarë shumën  në shtatë kategori, në varësi të pozitave të zyrtarëve në Polici.

Pas kësaj, ka reaguar Njësia Speciale e ndërhyrjes së shpejte dhe ajo për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive, që protestuan përpara kryeministrisë duke kërkuar nga shefi i ekzekutivit, Albin Kurti, rishikimin e vendimit për shtesat. Ata këmbëngulin ne kategorizim si njësi të veçanta, përfshirjen e ekspertëve në listë, duan që rrezikshmëria të caktohet në 50 për qind të pagës bazë, si dhe pretendojnë shtesa për kushte specifike të punës.

Pagat e policëve të Kosovës nis nga 210 euro në muaj për kadetët dhe mbërrin në mbi 1.500 euro në muaj për drejtorin e përgjithshëm. E formuar 24 vjet më parë, Policia e Kosovës numëron mbi 9.000 pjesëtarë me grada të ndryshme. Ata nuk kanë as sigurime shëndetësore, as sigurim jete.

Top Channel