Kishte përshtatur lokalin për lojëra fati, arrestohet një 20-vjeçar në Fier

09/11/2023 11:16

Një 20-vjeçar është vënë në pranga nga policia, pasi u kap duke ushtruar veprimtari të paligjshme të lojërave të fatit në lokalin e tij.

Ai e kishte marrë këtë lokal me qira në lagjen në lagjen “Sheq i Madh”, Fier. Gjatë kontrollit u gjendën disa llogari aktive në dy celularët e tij, për vënien e basteve sportive. 2 celularët iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier,  për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA