Bashkia e Tiranës nis rehabilitimin e ambienteve sportive të shkollës 9-vjeçare “Gjon Buzuku”

09/11/2023 08:56

Bashkia e Tiranës ka filluar punimet për rikonstruksionin e ambienteve sportive të shkollës 9-vjeçare “Gjon Buzuku” në njësinë Nr.4.

Tashmë nxënësit e kësaj shkolle do të kenë fusha sportive futbolli dhe basketbolli sipas standardeve.
Ky investim është një hap i rëndësishëm drejt promovimit të aktiviteteve sportive në këtë komunitet.

Përmes projektit Shkollat si Qendër Komunitare, Bashkia e Tiranës synon promovimin dhe masivizimin e sportit tek të gjithë grupmoshat.

Top Channel