Avokati amerikan qëllon për vdekje dy ‘protestues të klimës’ që bllokonin autostradën në Panama (video-foto)

09/11/2023 17:43

Një amerikani moshuar është arrestuar sot pasi u regjistrua në kamera duke qëlluar për vdekje me armë dy protestues mjedisorë që mbanin të bllokuar një autostradë në Panama.

Pamjet e rënda të shpërndara në rrjet tregojnë burrin e thinjur që i afrohet ngadalë rreshtit me protestues që mbanin të bllokuar autostradën Pan-American duke debatuar me protestuesit, më pas ai nxjerr pistoletën e tij dhe hap zjarr, duke lënë dy prej tyre të vdekur.

Në të tjera pamje shihen njerëz që tentojnë t’i vijnë në ndihmë të qëlluarve të shtrirë në rrugë, ndërsa sulmuesi ndalohet nga autoritet dhe shoqërohet në makinë.


Policia identifikoi më vonë autorin si 77 vjeçari Kenneth Darlington, avokat e profesor me qytetari të dyfishtë të SHBA e Panamasë, sipas rrjeteve Newsroom Panama and Agence France-Presse.

Një nga protestuesit vdiq në vend ndërsa tjetri u shpall i vdekur në spitalin lokal, shkruante rrjeti AFP.

FOTO GALERI
1/5
Pamjet e rënda të shpërndara në rrjet tregojnë burrin e thinjur që i afrohet ngadalë rreshtit me protestues që mbanin të bllokuar autostradën

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA