Arrestohen zyrtarët e shtëpisë së funeraleve pas gjetjes së 190 kufomave ilegale në Kolorado (fotot)

09/11/2023 16:30

Pronarët e një shtëpie funeralesh në Kolorado, SHBA, janë arrestuar dje pas zbulimit makabër se u jepnin të afërmve mbetje të rreme nga kremimi i të afërmve të tyre, duke mbajtur kufomat në ruajtje.

Jan e Carie Hallford u arrestuan nga autoritetet e Oklahoma pas gjetjes së 190 kompleteve me mbetje njerëzore ne ndertese.

Disa nga kufomat e mbajtura nga çifti në qytezën e Penrose, datonin prej vitit 2019.

Ato përballen tashmë me akuza abuzimi me kufomën, pastrim parash dhe falsifikim dokumentesh.

Autoritetet kishin nisur të hetonin për shtëpinë e funeralit prej fillimit të muajit të shkuar kur fqinjët raportonin për një erë të kalbur që vinte nga impjanti.

Hetuesit thanë se kur hynë gjetën kufoma njëra mbi tjetrën në kushte të tmerrshme, disa prej të cilave ishin aty prej vitesh.

Ato nuk dinin çfarë përfitimi mund të kishin dyshja nga trupat thuajse të kalbur të të vdekurve.

Sot në konferencën e shtypit prokurori Michael Allen tha se detajet e publikuara do të jenë të pakta për kohën që hetimet vijojnë, ndërsa përshkruante detajet e çështjes “shokuese”.

Disa nga të afërmve të të ndjerëve besohet se u janë dhënë mbetje të rreme të të dashurve të tyre, por arsyet dhe motivimi mbeten mister.

Familjet janë kontaktuar nga FBI për të dhënë mostra të hireve që u është dhënë nga krematoriumi i shtëpisë së funeralit, për analizat.

“Ne nuk do të dimë kurrë atë që kemi në shtëpi, disa mostra mund të jenë thjesht pluhur, disa mund të jenë gjëra të tjera”, tha Chrystina Page, mbetjet e djalit të ndjerë të së cilës u gjetën në shtëpinë e funeralit, shkruan BBC US.

Në mandatin e arrestit të tyre përmendeshin rreth 190 raste abuzimi me kufomat, pesë raste vjedhjeje, katër çështje pastrimi parash dhe 50 raste falsifikimi.

Mbetjet njerëzore të gjetura në shtëpinë e funeralit në Kolorado u transportuan më 13 tetor drejt ambjenteve te mjekësisë ligjore të El Paso.

Zyrtari kësaj të fundit Randy Keller tha se 110 trupa ishin identifikuar dhe puna vijon për identifikimin e 80 të tjerëve.

Keller shtoi se kufomat i identifikuan me anë të gjurmëve të gishterinjve, të dhënave dentare pajisjeve mjekësore apo testimeve ADN. Hetimi vijon.

FOTO GALERI
3/5
Autoritetet kishin nisur të hetonin për shtëpinë e funeralit prej fillimit të muajit të shkuar kur fqinjët raportonin për një erë të kalbur që vinte nga impjanti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA