Edukatorja Majlinda Dehima

Me urdhër të Prokurorisë së Tiranës, është arrestuar edukatorja Majlinda Dehima, e akuzuar për dhunë ndaj një 3-vjeçareje në një kopsht privat në Tiranë.

48-vjeçarja është arrestuar pas publikimit të pamjeve filmike në rrjet, ku shihet teksa keqtrajton një të mitur, e cila ka thyer edhe këmbën.

Majlinda Dehima, 48 vjeçe, akuzohet për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturit”.

Policia thotë se ka nisur kontrollet në terren për të verifikuar ligjshmërinë e ushtrimit të aktivitetit nga operatorët ekonomik privat, teksa fton prindërit, mediat e qytetarët që të denoncojnë çdo rast të abuzimit e keqtrajtimit të fëmijëve në kopshte, çerdhe e shkolla.

Masa nga prokuroria u kërkua pasi ka marrë në dorëzim pamjet filmike të kopshtit privat, ku shihej në disa episode dhuna ndaj të miturës.

Ngjarja e rëndë ka tronditur edhe opinionin publik, të cilët përveç reagimeve të shumta, janë mbledhur sot të protestojnë para Ministrisë së Arsimit.   

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA