Emisioni Fiks Fare solli rastin e punonjësve të liruar nga burgu i Fierit, të cilët duhet të marrin pagë kalimtare në këtë institucion dy vite pasi lirohen nga detyra.

Edison Toska i liruar nga detyra në dhjetor të vitit 2022 tregoi për gazetarët e Fiksit se prej 2 muajsh nuk po e merr pagesën. “Unë nuk po marr atë që më takon, janë të vetmet të ardhura ato 290 mijë lekë të vjetra për familjen time “ thotë Edisoni.

Ndërkohë ai tregon se nga biseda që ka patur me punonjës si ai nga burgjet e tjera nuk kanë patur asnjëherë probleme.

Fiksi solli përgjigjet që z.Toska mori në institucion nga shefja e burimeve njerëzore, shefja e financës dhe zv.drejtori, në të trija rastet ju tha që institucioni nuk ka para.

Sipas tyre kanë bërë kërkesa të vazhdueshme në drejtori, por kanë marrë përgjigje negative.

Ndryshe nga përgjigjet e administratës drejtori thotë se paratë do merren për 3-4 ditë, sipas tij është pritur të miratohet projekt buxheti dhe është miratuar prej  dy ditësh.  “Ju falënderoj shumë për adresimin e problemit, qytetari ka të drejtë, i kërkojmë shumë ndjesë por do e zgjidhim”- thotë drejtori i institucionit Ervin Bushi.

Qytetari Toska falënderon Fiksin për punën. “Ju jeni institucion, jo emision investigative, ndaj gjithë shqiptarët t’i drejtohen Fiksit për të gjitha problemet e tyre me shtetin” -thotë z.Edison.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel