Përndjekësja e psikologes që krijonte video të rreme seksuale, i shpëton burgut për herë të dytë në Britani (fotot)

08/11/2023 15:31

Një përndjekëse e fiksuar që krijonte video të rreme seksuale për viktimat e saj i ka shpëtuar çuditërisht burgut për herë të dytë në Britani, edhe pse sulmoi oficerin e policisë që erdhi për ta ndihmuar.

24 vjeçarja me probleme mendore Leah Dipnall, u arrestua pasi lës

24 vjeçarja me probleme mendore Leah Dipnall, u arrestua pasi lëshoi celularin e saj ndaj efektivit Alexander Norton kur ai erdhi pas thirrjeve për të kontrolluar nëse vajza ishte mirë.

Më pas ajo kishte nisur të pështynte brenda makinës së policisë teksa shoqërohej në stacion, shkruante e përditshmja vendase Daily Mail.

Gjashtë muaj më herët Dipnall, nga Cheshire në veri të Britanisë kishte marrë dy vjet dënim të pezulluar për përndjekjen e psikologes së saj, e cila kujdesej për të gjatë kohës që ishte në një vend-mbrojtje për femrat e abuzuara.

Gjatë fushatës së saj të abuzimit ajo i kishte dërguar Cooling imazhe të montuara në situata seksuale, duke e akuzuar atë në mënyrë të rreme në rrjetet sociale se ishte një “zero, që shkonte në shtrat me të gjithë rezidentët e qendrës”.

Sulmet e saj përfshinin dhe hyrje të paligjshme në faqet e internetit të bizneseve të viktimave, mes të cilave ajo kishte kopjuar imazhin e psikologes me imazhe të organeve gjenitale të kolegëve të saj femra dhe meshkuj, të shoqëruar me komentet “Vdis k**vë!”

Zonjusha Cooling ishte traumatizuar aq shumë sa u largua nga vendi i punës, ndryshoi vendbanim e madje dhe identitet.

Pasi i shpëtoi burgut në mars, përndjekësja Dipnall gjithashtu ndryshoi emrin e saj në Daisy Degnan dhe besohet se ka nisur një biznes pastrimi të quajtur ‘Fresh as a Daisy’.

Por në shtator ajo ishte përsëri në telashe pasi policia i erdhi në shtëpi pas njoftimeve se “dikush po tentonte të vriste veten”.

Prokurorja Jemma Gordon, tha për gjykatën e Chester: “Kur oficerët erdhën aty ajo ishte në shtëpinë e një fqinjëve dhe ishte e intoksikuar me alkool”.

“Kur oficeri Norton i tha se do të hetonte për informacione në celularin e tij, ajo ia mori nga dora dhe e goditi me të”.

“E akuzuara i rezistoi arrestit dhe u prangos, më pas u vendos në makinë dhe oficerët thirrën zyrtarët e shëndetit mendor”.

Dipnall ka gjithashtu 16 shkelje të tjera të vogla kriminale dhe ka marrë një urdhër rehabilitimi, ndalimi e trajnimi.

Gjykatësi Mark Ainsworth i tha: “Ju qëlluat me celular oficerin e policisë por prej rrethanave tuaja psikiatrike do të merrni një trajtim të veçantë. Policia duhet trajtuar me respekt sepse erdhën për t’ju ndihmuar”./DailyMail/

FOTO GALERI
1/5
24 vjeçarja me probleme mendore Leah Dipnall, u arrestua pasi lëshoi celularin e saj ndaj efektivit Alexander Norton

Top Channel