Kontrabanduan mallra nga Kosova në Shqipëri, një në pranga dhe dy të tjerë nën hetim

08/11/2023 10:47

Një 38-vjeçar është arrestuar dhe dy të tjerë nën hetim, pasi u kapën duke kontrabanduar mallra nga Kosova drejt Shqipërisë.

Në fshatin Has, policia ka ndaluar një kamionçinë me drejtues Y. K 38-vjeçar dhe pasagjerë shtatasit R.B dhe B. Gj, të tre banues në Kosovë. Gjatë kontrollit në këtë automjet janë gjetur mallra (dritare duralumi dhe xhama) me vlerë rreth 10 000 euro, të cilat dyshohet se janë kontrabanduar nga Kosova në Shqipëri.

Nga verifikimet e kryera rezultoi se drejtuesi i automjetit dhe 2 pasagjerët kishin kaluar kufirin e gjelbër, në mënyrë të paligjshme.

Mbi 38-vjeçarin Y.K rëndon vepra penale  “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, ndërsa mbi shtetasit R. B., 36 vjeç, dhe B. Gj., 35 vjeç, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit”.

Mallrat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel