Përmbytjet janë një nga fatkeqësitë natyrore më të cilat përballen më shpesh shqiptarët.

Këto përmbytje nuk ndodhin vetëm në tokat bujqësore por edhe në shtëpi në zona të caktuara. Ndërkohë që projeksionet paralajmërojnë se për shkak të ndryshimeve klimatike do të kemi një shtim të përmbytjeve.

“Përsa i përket lumenjve duke qenë se pritet që reshjet ditore të jenë më intensive dhe rritja e përmbytjeve pritet që të shkaktojë dëme më të mëdha se çfarë ka shkaktuar më parë’, u shpreh Alban Doko, nga departamenti i hidrologjisë.

“Reshjet nuk është se kanë ndonjë rënie të madhe me -4,6% në këto vitet e fundit por ajo çka është më e theksuar është karakteri i reshjve që bie në një numër më të vogël ditësh. Nëse në të shkuarën binin në 100 ditë, në ditë e sotme bien në 12% më pak. Kjo do të thotë se bien në një intesitet më të madh, dhe kjo do të thotë që kemi rreziqe për përmbytje apo rrëshqitje toke”, u shpreh Petrit Zorba, nga departamenti i meteorologjisë.

“Nga Velipoja e deri në Butrint ne do të përballemi me përmbytje të fuqishme”, u shpreh Avdulla Diku, ekspert mjedisi.

Sipas një raporti të Bankës Botërore gjatë periudhës 1990-2014, përmbytjet në Shqipëri shkaktuan humbje të mëdha ekonomike, pasuar nga rrëshqitjet e dheut. Gjatë 33 viteve të fundit, humbja ekonomike e shkaktuar nga përmbytjet vlerësohet në 2.3 miliardë dollarë, sipas Bankës Botërore.

“Në Shqipëri është duke u diskutuar një projektligj sa i përket riskut të banesave të shqiptarëve por nga tërmetet. Sipas studimeve risku më i madh janë përmbytjet”, u shpreh Eduart Gjokutaj, ekspert ekonomie.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA