Të gjithë lumenjtë në Shqipëri shkaktojnë përmbytje periodike, por lumi Drin, së bashku me Bunën, kanë një ndikim më të madh në përmbytjet që ju bëhen tokave bujqësore, shtëpive dhe infrastrukturës.

“Maskara që kemi bërë me marrjen e inerteve në lum rrit akoma më shumë rrezikun. Ne kemi prishur trajektoren qindra apo mijëra vjeçare të krijuar nga lumenjtë dhe kjo shton akoma më shumë rrezikun që na vjen si nga deti me përmbytje, ashtu edhe nga ajo çka kemi bërë në lumenj, me shkatërrimin e shtretërve të tyre”, u shpreh Avdulla Diku, ekspert mjedisi.

Banorët e Torovicës, Anë Mali dhe të Obotit përballen më shpesh me përmbytjet. Ndodhemi në lagjen Bahçallëk. Shtëpitë këtu janë ndërtuar për të strehuar banorët që ju dëmtuan banesat nga tërmeti i 1979-ës. Por edhe pse shpëtuan nga tërmeti këta banorë vijojnë të përballen me përmbytjet.

“Lagjja e Bahçallëkut komplet mbytet kur bie shi dhe shpërthen uji lartë. Sa i sigurt jam unë s’jam hiç po ku me shku. Ne Drini na sakaton, inshallah lusim Zotin mos me ardh'”, u shpreh banori i Obotit.

Top Channel