Habit moderatorja Gerta Heta: Më ka humbur nuhatja, e kam të trashëguar! Nuk ndjej as aromën e parfumit

08/11/2023 12:16

Modetatorja e emisionit “Hipokrati” Gerta Heta, ka rrëfyer në emisionin “Në Shtëpinë tonë” se ka humbur nuhatjen dhe nuk nuhat as parfume dhe asnjë gjë që ka të bëjë me gatimet.

Ajo mendon se është gjenetike.

“Unë nuk nuhas, kam mish të huaj dhe nuk nuhas as aromën e parfumit, është e tmerrshme. Më ndodhi në shtatzëni pas lindjes së vajzës së dytë. Nuk nuhas fare, zero. Është gjenetike sepse edhe gjyshes sime i ka ikur nuhatja në moshën 36-vjeçare”, tregon Gerta.

Ndërsa përsa i përket moderimit të një emisioni me një profil mjekësor, ajo shprehet: Kam mbaruar mjekësinë veterinare dhe e njoh anatominë dhe terminologjinë mjekësore mirë.

E pyetur nëse beson tek mjekësia alternative, Heta shprehet se po dhe se argumentet që jepen janë konkrete. Ndërsa përsa i përket përditshmërisë së saj, ajo tregon se ka një ditë mjaft impenjative dhe shprehet skeptike përsa i përket rikthimit në muzikë.

“E kam menduar të dal me ndonjë video dhe jo të dal vetë. Tregu muzikor e kërkon pak anën vizuale. Ndjesi shumë e bukur që njerëzit dinë fjalët e këngëve te mia”, shprehet Gerta Heta, duke theksuar se ajo dëshiron që njerëzit ta njohin si një prezantuese dhe jo si një këngëtare. Madje ajo tregon se dëshiron të drejtojë një podcast, pasi nuk do donte të ishte një prezantuese prime time.

“Mua me prishet humori te hyj në rrjetet sociale dhe të shikoj komentet negative të njerëzve. Prandaj kam zgjedhur te mbaj një profil të tërhequr dhe te ulët”, ka thënë ndër të tjera Gerta Heta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA